U përfol se është në një lidhje me Tean, flet gazetari: Zgjati vetëm 10 sekonda

Ditët e fundit dolën se Tea Trifoni është në një lidhje me gazetarin Enea Protopapa, pas disa momentesh që u panë gjatë festës së ditëlindjes së Fation Kuqarit. Pas këtyre fjalëve, la ardhur reagimi i gazetarit.
“Me Tean njihemi që nga koha kur kemi punuar së bashku. Kam përshtypjen se këto lajmet kanë marrë shkas nga një video në Youtube. Në momentin kur po flitej për dashurinë, ne po ndiqnim rastin te dy në studio dhe duke qene se na pëlqeu ajo çka po flitej, u pamë në sy…ama kjo ishte pa qëllime të tjera. Tea është super gocë dhe është me fat ai që e ka në krah”, tha Enea. Ndërsa shtoi me shaka se “lidhja” e tyre zgjati vetëm 10 sekonda.


