Özil uron për Fitër Bajramin: Vëllezër në Palestinë, lutjet janë për ju
Lajmifundit
/
13 May 2021, 14:37
Sport

Nuk ka munguar urimi i futbollistit turk Mesut Özil, për të gjithë besimtarët myslimanë, të cilët sot festojnë Fitër Bajramin. Ai e ka treguar gjithmonë që është shumë i besimtar i devotshëm dhe agjëron në muajin e Ramazanit.
Urimi i tij është bërë në Twitter: “Të gjithë muslimanëve u uroj Fitër Bajramin. Le të pranohen agjërimi dhe lutjet tona në këtë muaj të bekuar. Lutjet e mia janë me ata që nuk mund ta festojnë Bajramin në paqe sot. Vëllezër në Palestinë, lutjet e mia janë me ju.”


