Sot mblidhet Kuvendi, paralajmërohet tjetër tubim masiv në Tiranë

Aktualitet

Sot mblidhet Kuvendi, paralajmërohet tjetër tubim masiv në
Një tjetër paralajmërim për protestë është bërë sot, ndërkohë që rreth orës 10:00 Kuvendi pritet të mblidhet për seancën e radhës plenare.

Një ditë më parë një protestë e dhunshme u zhvillua në Tiranë, ku protestuesit shënjestruan disa nga institucionet qeveritare, si Kryeministrinë, Kuvendin, Ministrinë e Arsimit, Ekonomisë dhe Drejtësisë.

 

Sulmit nuk i shpëtuan as një sërë biznesesh private në rrugët kryesore të kryeqytetit, ndërkohë që pati përplasje të forta me policinë.

Seanca e sotme e Kuvendit mbahet një ditë pasi protestuesit sulmuan derën e Kryesisë së Kuvendit, duke thyer xhamat.

ME TE LEXUARAT