Tensionet në protestë, Ministri Demo: 51 efektivë policie të lënduar, disa ndodhen në Spitalin Ushtarak

Aktualitet

Tensionet në protestë, Ministri Demo: 51 efektivë policie të
Ministri Demo ka reaguar pas protestës së sotme në Tiranë, duke bërë me dije se 51 punonjës të Policisë së Shtetit janë lënduar gjatë akteve të dhunës. Disa prej tyre ndodhen në Spitalin Ushtarak, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ministri e cilësoi dhunën ndaj efektivëve të papranueshme, duke theksuar se e drejta për të protestuar është e garantuar, por nuk justifikon sulmet ndaj punonjësve të policisë.

Ai shprehu mirënjohje për efektivët që, sipas tij, vijuan detyrën me profesionalizëm dhe përgjegjësi, ndërsa u uroi shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.

ME TE LEXUARAT