Me flamuj, thirrje e pankarta, protesta sot nis nga Kamza, të rinjtë bojkotojnë masivisht mësimin
Lajmifundit
/
15 October 2026, 08:31
Aktualitet

Shkëndija e parë e protestës së sotme vjen nga Kamza, ku gjimnazistët kanë bojkotuar masivisht mësimin dhe kanë dalë në protestë.
Protesta pritet të shtrihet më tej në të gjithë Tiranën, ashtu siç ndodhi edhe dy ditë më parë, kur nxënës të shkollave të mesme dhe studentë iu bashkuan tubimeve kundër qeverisë.
Bojkoti i mësimit dhe dalja e gjimnazistëve në rrugë vjen në vijim të protestave të të rinjve, të cilat ditët e fundit janë shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë.


