Zbulimi i rrallë i shkencëtarëve: Si e mbushën vullkanët planetin me oksigjen

Soft

Zbulimi i rrallë i shkencëtarëve: Si e mbushën

Shumica e jetës lulëzon falë oksigjenit, dhe shkenca tregon se në sasi të mëdha, atmosferën e Tokës, ai nisi të shfaqej rreth 2,4 miliardë vjet më parë.

Përpara kësaj megjithatë, pati injektime më të vogla oksigjeni në ajër origjina e të cilave kishte qenë mister deri më sot. Ekspertët tani besojnë se e kanë zgjidhur. Një studim i ri tregon se burimi i këtij oksigjeni mund të kenë qenë vullkanet. Analizat e kujdesshme të gurëve dhe treguan një rritje të niveleve të mërkurit që dëshmon aktivitet vullkanik.

Një aktivitet i tillë mendohet se ka bërë që llava e pasur me lëndë ushqyese dhe hiri vullkanik të mbulojnë fusha të tëra; përmes motit, këto lëndë janë përhapur më tej në lumenj e zona bregdetare, ç’ka bëri që të merrnin hov që nga cianobakteret dhe organizmat e tjerë njëqelizorë, të cilët filluan të pompojnë oksigjen.


Një zbulim i tillë, sipas gjeologut Roger Buick, nga Universiteti i Washingtonit, është mjaft i rëndësishëm për faktin se prania e oksigjenit në atmosferë është thelbësore, dhe konsiderohet nxitësi më i madh për evolucionin e jetës. Mendohet se super-vullkanet e para përgjegjësisë për këtë mund të kenë diku në Indinë e sotme dhe Kanada./TopChannel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion