Administrata shkoi vonë në punë në Bashkinë e Shkodrës, Ademi u mbyll derën me zinxhir

Politikë

Administrata shkoi vonë në punë në Bashkinë e

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në godinën e Bashkisë Shkodër në orar pune.

Sipas gazetarit Bepin Kolvata, kryebashkiakja Voltana Ademi ka zgjedhur një mënyrë absurde për të ndëshkuar administratën që nuk paraqitet në punë në orar duke mbyllur derë me zinxhir.



Kolvata: Na ndodh me pa shume skena, po edhe kjo duhej? A ka me turp per nje kryetar bashkie qe shkon deri ne kete pike. E perse? Sepse administrata nuk paraqitet ne pune ne orarin zyrtar. Çfare paradoksi, ata shkelin orarin, ndersa titullari per te frenuar hyrjen e tyre ne godine, u kyç deren me zinxhir. Po masat e tjera a kane shterruar? Po autoriteti i nje kryetari bashkie ku eshte? Cilet jane keto te "pabindur" qe paguhen nga taksat tona e qe kryetarja e bashkise paska gjetur si forme per t'i ndeshkuar duke mbyllur dyert e nje ambjenti ku merren edhe sherbime te tjera, si rasti i zyrave me nje ndalese, apo QKR dhe QKL, sepse nuk di si ti ndaloje ndryshe.

Mos e beni Shkodren te hyje ne histori per te tjera bema, sepse i keni dhene mjaftueshem ne gjithe keto vite. Nuk ju a ka borxh ky qytet te tilla skena, sepse ligji i ka te parashikuara qarte sjelljet e administrates dhe çdo shkelje qe ato mund te kryejne. Çdo i "pabindur" qe ngroh karriget e zyrave te bashkise le te shkoje ne shtepi, por pa zinxhir ne dyer, sepse ato jane vetem deshmia e deshtimit dhe renies se autoritetit te nje drejtuesi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion