Rastet e larta me Covid-19, Italia drejt dozës së tretë dhe vaksinimit të detyruar

Bota

Rastet e larta me Covid-19, Italia drejt dozës së tretë dhe

Italia do të nis gjatë ditëve të ardhshme kryerjen e dozës së tretë të vaksinimit anti Covid e do të aplikoj vaksinimin e detyrueshëm për popullsinë.

Kryeministri italian Mario Draghi e ministri i shëndetësisë Roberto Speranza në një konferencë shtypi kanë informuar se siç po ndodh dhe në vende të tjera, dhe në Itali do të nis shumë shpejt kryerja e dozës së tretë të vaksinës anti Covid,

Kreu i qeverisë italiane informoi se brenda muajit shtator do të nis aplikimi i dozës së tretë  të vaksinës për personat që vuajnë nga një imunitet i dobët e personat e moshuar.

Kryeministri Mario Draghi ka informuar gjithashtu se po vlerësojnë vendimin e vaksinimit të detyrueshëm të popullsisë si rruga më efikase për imunizimin kundër koronavirusit e bllokimin e përhapjes së infektimit.

Italia do të bëj të detyrueshëm vaksinimin AntiCovid sapo Agjencia Evropianë e Barnave e Agjencia Italiane e Barnave ta patentojnë këtë vaksinë jo më për përdorim emergjence, por si një medikament i rregullt.

Deri më sot në Itali, i nënshtrohen rregullit të vaksinimit të detyrueshëm personeli mjekësor, ndërsa për personelin arsimor është i detyrueshëm pasaporta shëndetësore e cila mund të përjashtoj vaksinën në rast të një tamponi negativ në 48 orë e fundit apo për ata që kanë kaluar Covid 19 në gjashtë muajt e fundit.

Sipas Kushtetutës Italiane rregulli i vaksinimit të detyrueshëm të popullsisë në Itali, mund të aplikohet vetëm përmes një ligji të veçantë.

Ekspertët ligjorë italianë sinjalizojnë se koha e aprovimit të tij varet nga Parlamenti Italian, më shumë se sa ligjore, është një çështje politike e në rast të mungesës së një ligjit të tillë, qeveria mund të aprovoj masën e detyrimit të vaksinimit për kategori të ndryshme punonjësish.

Një tjetër masë shtesë që pritet të gjej zbatim gjatë ditëve të ardhshme në Itali është shtrirja e detyrimit të prezantimit të Green Pass, (pasaporta shëndetësore) dhe për të gjithë punonjësit e sektorit të prodhimit.

Debati politik ndaj vendimeve të reja të qeverisë është mjaft i ndezur. Forca e koalicionit qeverisës "Lidhja", përmes liderit të saj Matteo Salvini ka deklaruar se është kundër vaksinimit të detyrueshëm e kërkon tampone gratis për popullsinë, propozim ky që pritet të diskutohet shumë shpejt në Parlament.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion