Vonoheni gjithmonë apo jeni të përpiktë? Horoskopi tregon të vërtetën tuaj

Soft

Vonoheni gjithmonë apo jeni të përpiktë? Horoskopi tregon

Dashi; Shenja me më pak durim nuk e toleron vonesën, madje as vonesën e vet nuk e duron dot. Ndonjëherë janë më të shpejtë se koha.

Demi; Shenja e Demit është gjithmonë vonë, ndaj i duhet përpjekje për t`u përmirësuar. Edhe nëse e kupton që është vonë për diku, nuk e prish terezinë, as magjinë e kafes që po pi.

Binjakët; Vrapon, vrapon, vrapon dhe është gjithmonë vonë. Arsyeja është se po bën shumë punë njëherësh.

Gaforrja; Këtu ndryshon historia. Gaforrja është një nga shenjat më të përpikta. Është gjithmonë i mirëorganizuar ky njeri. Nuk ia justifikon vetes asnjë vonesë dhe arrin ta programojë gjithçka.

Luani; E urren të presë, por të tjerët i lë ta presin.

Virgjëresha; Nuk është kurrë vonë dhe e urren të presë. Madje kur ka një takim të rëndësishëm, i bëjnë gjërat një ditë para gati.

Peshorja; Është gjithmonë vonë dhe madje mungesën e përpikmërisë në orare e shikon si një gjë shumë normale. Ajo që është më shumë për t`u habitur me këtë shenjë, është mëngjesi. Edhe nëse një ditë është zgjuar shpejt, sërish mbërrin vonë në destinacion. Dhe lind automatikisht pyetja 1 milion dollarëshe: Ku shkoi koha e këtij njeriu? Mister…

Akrepi; E urren të jetë vonë, por përfundon vonë gjithmonë.

Shigjetari; Është shenja më e përpiktë. E ka çështje nderi përpikmërinë.

Bricjapi; Është rasti më i çuditshëm. E bën gjithçka ngadalë, por çuditërisht është gjithmonë në kohë. A ka bërë ndonjë pakt me kohën?

Ujori; Gjithmonë vonë. Merret me njëmijë gjëra, edhe me të pavlefshme. Gjithsesi në fund fare i bën të gjitha dhe nuk heq dorë nga përgjegjësitë.

Peshqit; I vonuar kronik. Edhe nëse do përpiqej të ishte në orar, do t`i vështirësonte gjërat më shumë.

 

ME TE LEXUARAT