SHBA e shpalli non grata, kandidati i PD për kryetar: Berisha është institucion

Politikë

SHBA e shpalli non grata, kandidati i PD për kryetar: Berisha

Kandidati Fatbardh Kadilli shprehet se nuk ndien rivalitet në garën për kreun e Partisë Demokratike, ndersa Sali Berishen e cileson institucion.

Sipas tij, kandidatët nuk ofrojnë asnjë ide dhe program të ri, por gjëra të konsumuara.

“Nuk kam asnjë rival as Bashën e as të tjetër, asgjë nuk propozojnë të re, janë të konsumuara dhe të dëgjuara, propozimi i ri është ky manifest politik i imi për një PD të hapur dhe fituese…”

I pyetur nëse do ta përjashtonte zotin Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, nëse bëhet kryetar i partisë, Kadilli tha se ish-kryeministri është institucion më vete.

“Berisha është institucion. Nuk është një deputet i thjeshtë. Ai vendos vetë. Është institucion më vete.

Vendos vetë për marrëdhënien e shëndetshme me institucionin dhe më pas e vendos po vetë distancën.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion