“Kontrolli i AMA-s dhe RTSH-së nga qeveria vë në rrezik lirinë e medias”, PD: Vjedhja e pushtetit po çon në kapjen totale

Politikë

“Kontrolli i AMA-s dhe RTSH-së nga qeveria vë në rrezik

TIRANË
Partia Demokratike deklaroi sot se vjedhja e mandateve përmes blerjes së votave në të gjithë Shqipërinë po sjell kapjen totale të shtetit në çdo qelizë të saj. Deputetja e zgjedhur e PD Albana Vokshi, tha sot se kontrolli i AMA-s dhe RTSH-së nga qeveria vë në rrezik lirinë e medias.

Ajo theksoi se Shqipëria rrezikon skenarin e Bjellorusisë për gazetarët. Sipas PD, disa muaj më parë, Komisioni i Venecias rekomandoi në mënyrë të qartë se “përbërja e Autoritetit të Mbikqyrjes Audiovizive apo Komisionit të Ankesave duhet të sigurojë autonominë e tyre nga kontrolli i qeverisë dhe i korporatave, por se ky rekomandim po shkelet hapur nga qeveria antidemokratike e Edi Ramës.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI
Vjedhja e mandateve përmes blerjes së votave në të gjithë Shqipërinë po sjell kapjen totale të shtetit në çdo qelizë të saj nga aleanca kriminale Rama-Doshi.

Autoriteti i Medias Audiovizive, një institucion i pavarur sipas ligjit, po merret nën kontroll nga qeveria.

Në ditët e fundit të mandatit, parlamenti ilegjitim, ka vendosur të hapë të ashtuquajturën garë për emërimin e militantëve partiakë, që nuk i shërbejnë interesit publik, por vetëm pushtetit të vjedhur të Edi Ramës. Garë nuk do të ketë edhe për faktin se në shkelje të ligjit, nga 30 ditë për paraqitjen e aplikimeve, lihen në dispozicion vetëm 20 ditë për aplikimet për kryetar, duke treguar qartë për një vendim të paracaktuar.

Vendimi për të emëruar anëtarët e AMA-s nga një parlament monopartiak është i paligjshëm, shkon kundër rekomandimit të Komisionit të Venecias dhe përkeqëson imazhin e Shqipërisë si një vend jodemokratik, ku liria e medias është në rrezik.

Disa muaj më parë, Komisioni i Venecias rekomandoi në mënyrë të qartë se “përbërja e Autoritetit të Mbikqyrjes Audiovizive apo Komisionit të Ankesave duhet të sigurojë autonominë e tyre nga kontrolli i qeverisë dhe i korporatave.

Ky rekomandim po shkelet hapur nga qeveria antidemokratike e Edi Ramës, duke shkuar drejt kapjes totale të të gjithë institucioneve që kanë lidhje me median për t’i mbyllur gojën kujtdo që denoncon vjedhjen e zgjedhjeve, vjedhjen me tenderat, bashkëpunimin e qeverisë së Edi Ramës me krimin e organizuar.


Autoritetin e Komunikimeve Elektronike, AKEP, Rama e kontrollon plotësisht përmes emërimit të shefit të protokollit.


Këshillin Drejtues të Televizionit Publik Shqiptar, Rama e kontrollon plotësisht prej disa javësh. Me një vendim antiligjor, për herë të parë në 30 vjet, anëtarët e tij i përkasin të gjithë partisë në pushtet. Transmetuesi publik, që paguhet nga taksat e shqiptarëve, është shndërruar në transmetuesin e partisë shtet dhe njësoj si në diktaturë, do t’i shërbejë një njeriu të vetëm.

Partia Demokratike kërkon të ndalojë menjëherë ky skenar antidemokratik i parlamentit monopartiak. Kontrolli i plotë nga qeveria i institucioneve të medias që duhet të jenë të pavarura, dëmton lirinë e medias, ushtron presion politik mbi televizionet dhe shantazhon gazetarët.

Nëse skenari i kontrollit nga qeveria të Autoritetit Mbikqyrës Audioviziv dhe të çdo institucioni të pavarur që lidhet me mediat, avancon, nuk do të jetë e largët dita kur Edi Rama, njësoj si Llukashenko i Bjellorusisë, të burgosë gazetarët që nuk i kontrollon dot.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion