U dënua për një krim qe nuk e kishte kryer, 69-vjeçari lirohet pas 38 vitesh burg

Soft

U dënua për një krim qe nuk e kishte kryer, 69-vjeçari

Maurice Hastings, një i dënuar për një grabitje, vrasje dhe sulm seksual në vitin 1983, është shpallur i pafajshëm nga një gjykatës në Kaliforni.

Gjykata e Lartë e Qarkut të Los Anxhelosit, deklaroi zyrtarisht të pafajshëm Hastings.

“Unë jam mirënjohës për vendimin e gjyqtarit. Gjithçka ka qenë e mrekullueshme sot.

Jam gati të eci përpara me jetën time. Unë jam një njeri i lumtur tani”, tha Hastings gjatë një konference për shtyp pas vendimit.

69-vjeçari u lirua nga burgu në tetor pasi ADN-ja nga sulmi i vitit 1983 identifikoi një tjetër të dyshuar.

Ai u dënua me dënim të përjetshëm për krimin, pavarësisht faktit se dëshmitarët mbështetën alibinë e tij gjatë kohës së vrasjes dhe asnjë provë fizike nuk e lidhte atë me vendin e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion