Rifat Jashari: Të jemi të bashkuar përballë sfidave me Serbinë

Kosovë&Rajon

Rifat Jashari: Të jemi të bashkuar përballë sfidave me

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, me një fjalë rasti, përshëndeti të pranishmit në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të mbajtur për nder të Epopesë së UÇK-së, të rezistencës së familjes Jashari më 5,6,7 Mars të vitit 1998.

Ai, me këtë rast, theksoi se në këtë Kuvend ku merren vendime të rëndësishme për të ardhmen e vendit, ju preferoj që të jini një gjuhe, të një qëndrimi që ta tejkalojmë këtë sfidë që kemi përpara.

“Të ndahemi një herë e mirë prej Serbisë e pastaj kemi kohë me u marrë me të tjerat”, deklaroi Rifat Jashari, prijësi i familjes Jashari.

Kurti: Adem Jashari, figurë themeltare në historinë e UÇK-së dhe të Kosovës

Qëndresa e familjes Jashari do të kthehej në rezistencë shembull që frymëzoi gjithë shqiptarët e Kosovës dhe kombin mbar për t’u çliruar nga Serbia dhe për të ndërtuar shtetin e Republikës së Kosovës në liri.

“Në historinë e UÇK-së dhe të Kosovës rezistenca e Jasharëve të Prekazit dhe figura e Adem Jasharit janë themeltare e qendrore e të tilla do të mbeten përjetë”, deklaroi kryeministri Kurti, në seancën solemne kushtuar Epopesë së 5,6,7 Marsit, në Prekaz.

Më tej, kryeministri Kurti derisa shpalosi të bëmat e familjes Jashari ndër vite, vuri në dukje edhe angazhimin e institucioneve shtetërore për ruajtjen dhe restaurimin e Kompleksit memorial, “Adem Jashari”, ku sipas tij, Prekazi të mund të shndërrohet në një peisazh kulturor e historik, ,u shqiptarët dhe do të mund të shkojnë për të parë jo vetëm vendin ku është jetuar dhe luftuar por për t’u njohur me gjithë historinë e Jasharëve të Prekazit, të UÇK-së, të vuajtjeve të shqiptarëve nën Jugosllavi dhe të luftës së paepur të popullit shqiptar për t’u çliruar nga Serbia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion