Miliona lekë, zbulohen detaje të reja nga grabitja e kambistit në Durrës

Aktualitet

Miliona lekë, zbulohen detaje të reja nga grabitja e kambistit në

Policia ka zbuluar detaje të reja nga grabitja e kambistit në Durrës në mes të ditës. 

Ngjarje e cila çoi në arrestimin e shoferit të automjetit që u përdor prej autorit, ndërsa ende një person mbetet i paidentifikuar nga policia. Grabitja ka ndodhur mesditën e së dielës pranë filialit të postës shqiptare, te tregu i hapur i këmbimit valutor.

Një person rreth 35 vjeç i është afruar kambistit dhe i ka kërkuar të futet në automjet pasi donte të shkëmbente një shumë të konsiderueshme valute. Më pas i ka kërkuar shoferit të lëviznin në një vend tjetër për të mos rënë në sy.

Automjeti ka lëvizur drejt Katund Sukthit ku nën kërcënimin e thikës të vendosur në gjoks, kambistit 58-vjeçar nga Durrësi i është vjedhur çanta me para në vlerën e mbi 1 milion lekëve të rinj.

Pasi i ka marrë paratë, autori e ka hedhur jashtë mjetit në ecje kambistin pikërisht në Katund Sukth dhe është larguar. Menjëherë i grabituri ka njoftuar policinë për ngjarjen. Shërbimet policore kanë mundur të identifikojnë dhe kapin shoferin dhe kanë sekuestruar edhe automjetin, një “Volkswagen” i zi, i përdorur për vjedhjen me dhunë të 58-vjeçarit.

Sipas policisë së Durrësit, i arrestuari është drejtuesi i automjetit që u përdor për të kryer vjedhjen, por në polici, shoferi 63-vjeçar, banues në Durrës, ka deklaruar se nuk e njihte autorin. Ai ka pretenduar se autori e ka marrë si taksist dhe e ka kërcënuar edhe atë me thikë.

Ndaj të arrestuarit është ngritur akuza për kryerjen e veprës penale “Vjedhje me dhunë”, në bashkëpunim, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar kryesor të këtij krimi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion