Turistja del nga kontrolli, bën veprime të turpshme me skulpturën

Soft

Turistja del nga kontrolli, bën veprime të turpshme me skulpturën

Një ngjarje e pazakontë ka “tronditur” qytetin e Firences në Itali, ku një turiste është fotografuar duke bërë veprime të turpshme mbi një statujë të vendosur pranë urës së famshme Ponte Vecchio.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, kur turistja është ngjitur mbi skulpturë, duke shfaqur mungesë respekti ndaj artit dhe kulturës.

Fotografia është bërë virale në rrjetet sociale, duke shkaktuar indinjatë të madhe tek banorët dhe vizitorët e Firences.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autoritetet lokale kanë dënuar ashpër këtë akt të papërgjegjshëm dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e turistes dhe marrjen e masave të nevojshme ligjore kundër saj.

ME TE LEXUARAT