Detaje, para se të tentonte të hidhej nga ura me fëmijët e mitur, 27-vjeçarja telefonoi një familjar, ja çfarë i tha

Aktualitet

Detaje, para se të tentonte të hidhej nga ura me fëmijët e

Gruaja 27-vjeçare e cila tentoi të hidhej nga Ura e Bunës në lum së bashku me katër fëmijët e saj të mitur dyshohet se ka lajmëruar dikë para.

Sipas burimeve për TCH, ajo është nisur drejt urës së Bunës së bashku me fëmijët e saj dhe përpara se të kryente aktin, ka telefonuar një familjarin e saj për t’i dhënë lamtumirën.

Kjo e fundit ka lajmëruar menjëherë policinë, ku patrulla fatmirësisht ka qenë shumë afër dhe kanë ndërhyrë disa policë duke e ndaluar gruan.

Ajo ishte ndarë nga bashkëshorti prej pak kohësh dhe se jetonte te prindërit së bashku me fëmijët 7, 5, 3 dhe 1 vjeç. Në muajt e fundit 27-vjeçarja ka shfaqur një gjendje shumë të renduar psikologjike.

Ata u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër./tch

Njoftimi i policise:

Tentoi të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur, falë ndërhyrjes së shpejtë nga patrulla e përgjithshme që patrullonte në zonë, pengohet 27-vjeçarja.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:15, se një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.

27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

ME TE LEXUARAT