Përfshihet nga flakët magazina në Vlorë, merren në pyetje banorët e pronarët
Lajmifundit
/
17 Korrik 2024, 17:23
Aktualitet
Një magazinë me mallra tregtare është përfshirë nga flakët këtë mbasdite në fshatin Nartë të Vlorës.
Këto dyqane shërbenin dikur për banorët e fshatit Nartë, por sipas zjarrfikëseve ishin bosh dhe të mbyllura.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve ndërkohë që policia po merr në pyetje banorët si dhe pronarët e këtyre godinave.
Dyshohet shkëndija elektrike por nuk përjashtohet dhe zjarrvënie e qëllimshme.