Trupi juaj po ulëret për ndihmë, këto simptoma të parëndësishme për ju flasin shumë

Të gjithë jemi në dijeni se trupi ynë na lajmëron për sikletet që mbart, shqetësime që ne i injorojmë, duke i shkaktuar më të keqen vetes. Ndërkohë, sot do flasim për mbipeshën, që është bërë një fenomen tashmë. Shumë studime na tregojnë se mbipesha mund të shkaktojë shumë dëm në shëndetin tonë dhe të kontribuojë në çrregullime serioze shëndetësore.
Dietat që marrim për të humbur peshë, na shkatërrojnë më shumë, jo vetëm që nuk na ndihmojnë të humbim peshë, porn a shkatërrojnë organizmin.
Lodhje e përhershme; marrja e shumë pak kalorive ul shkallën metabolike dhe zvogëlon nivelet e energjisë, duke shkaktuar lodhje fizike dhe plogështi të trurit.
Depresioni dhe ankthi; ushqimi i dobët mund të ndikojë ndjeshëm në shëndetin tuaj mendor. Njerëzit, të cilët ndjekin dieta, shpesh ndihen jashtëzakonisht të irrituar, të shqetësuar dhe me humor pa asnjë arsye.
Rënia e flokëve; mungesa e proteinave, mineraleve dhe vitaminave mund të ndikojë në rritjen normale të flokëve.
Infeksioni i shpeshtë; marrja e mjaftueshme e vitaminave është e rëndësishme për të mbajtur përgjigje të shëndetshme imune. Nën-ngrënia shoqërohet me aftësi më të ulta mbrojtëse që rrit frekuencën e ftohjes së zakonshme, gripit dhe infeksioneve të tjera.
Gjumi jo cilësor; me siguri keni dëgjuar që mungesa e gjumit mund të çojë në shtim në peshë dhe rezistencë ndaj insulinës. Por a e dini se dietat kufizuese mund t’ju dëmtojnë gjumin dhe ta bëjnë të vështirë të flesh?
Probleme të fertilitetit; kur përqindja e yndyrës në trup bie shumë e ulët, ekuilibri i hormoneve riprodhues mund të prishet. Kjo shpesh çon në amenorrea dhe paaftësi për të mbetur shtatzënë.
Probleme të lëkurës; lëkura juaj mund t’ju tregojë se ka nevojë për më shumë vitaminë E, proteina dhe elementë të tjerë ushqyes për të qëndruar elastike dhe të shëndetshme.
Keni gjithmonë ftohtë;nxehtësia prodhohet normalisht, kur trupi juaj djeg kalori nga ushqimet. Shkencëtarët zbuluan se ata që marrin më pak kalori, kanë temperaturë më të ulët trupore sesa njerëzit me marrje më të lartë të kalorive, edhe nëse kanë nivele të ngjashme të aktivitetit fizik


