Fushatë online, Rama: 77,692 familje kanë marrë bonusin e bebes së porsalindur

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin në Facebook-un e tij, me një tjetër arritje të qeverisë së tij. Ai shkruan se gjatë mandatit të tij, fëmijët e porsalindur kanë marrë bonus, fëmija e parë, i dyti edhe për fëmijën e tretë.
“ Mirëmëngjes dhe me këto pamje të triumfit të jetës ju uroj një ditë të mbarë. Fakt 77,692 familje që janë gëzuar me fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes për çdo të porsalindur, nga Janari 2019. Me programin tonë universal, kemi mbështetur familjet me 40,000 lekë për fëmijën e parë , 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë , pavarësisht se ku kanë zgjedhur t’i sjellin në jetë fëmijët, në Shqipëri apo jashtë vendit, duke i regjistruar në vendin amë!”, shkruan kreu i qeverisë.


