Të lodhur në punë, njihuni me ushqimet që do ju vijnë në ndihmë

Soft

Të lodhur në punë, njihuni me ushqimet që do ju vijnë

Ushqimi jo gjithmonë të heq lodhjen. Në punë, kur keni këtë shqetësim, duhet të njihni ushqimet që ju sjellin energji.

Peshqit; Ulin presionin e gjakut dhe konsumi i rregullt mund të zvogëlojë rrezikun e Alzheimerit dhe artritit. Përveç kësaj, acidet yndyrore omega-3 stimulojnë funksionin dhe kujtesën e trurit.

Arra; Zgjedhja më e mirë janë bajamet që përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm, por edhe gjëja më e rëndësishme në punë – përqendrimi. Sigurisht, frutat e tjerë si arrat dhe lajthitë janë gjithashtu të shkëlqyera.

Manaferrat; Dihet që kanë një efekt të madh në qarkullimin e gjakut dhe shëndetin e përgjithshëm të organizmit, por a e dini se manaferrat luajnë një rol të madh në kujtesën e mirë të trurit? Shumë studime e kanë konfirmuar këtë, dhe përmendin boronicat si zgjedhja më e mirë.

Sojë; Produktet e sojës përmbajnë nivele të larta të triptofanit dhe serotoninës, të cilat lidhen drejtpërdrejt me funksionin dhe përqendrimin e përmirësuar të trurit. Përfshini ato në meny të paktën dy herë në javë.

ME TE LEXUARAT