Babai rrëfen takimin me 12-vjeçarin në Sarandë: Djali është dhunuar fizikisht, zgjohej i trembur natën

Aktualitet

Babai rrëfen takimin me 12-vjeçarin në Sarandë: Djali

“Shyqyr babi që erdhe dhe më gjete”. Këto janë fjalët e parë të 12-vjeçari i cili ishte zhdukur prej dy ditësh në takimin e parë me të atin pasi u gjet në Sarandë.

Në emisionin “Me zemër të hapur”, i ati i tij ka rrëfyer momentin emocionues të takimit me të birin në komisariatin e Sarandës.

Ai tregon se djali nuk ishte aspak i qetë dhe ngrihej shpesh nga gjumi gjatë natës.

“Gjendja e djalit është shumë i rënduar, është i trembur, nuk e shikoj aspak mirë. Djali ka pasur dhunë fizike, ai ka kërkuar të rikthehet në shtëpi por nuk i është lejuar. Fjeta dy orë me të mbrëmë, nuk ishte i qetë, ngrihej i trembur natën.

Kur më pa dhe më tha “shyqyr babi që erdhe dhe më gjete” me hodhi duart ne qafe. I  falenderoj komisariatin pasi ma kanë trajtuar shumë mirë djalin. Faleminderit edhe prej jush për gjithçka bëtë, që arrita ta gjej djalin”- tha ai.

Historia e 12-vjeçarit u bë e ditur disa ditë më parë ku i mituri ishte zhdukur nga shtëpia. I ati përmes rrjeteve sociale dhe medias apeloi për ndihmë derisa mori një informacion nga policia e Sarandës që djalin e kishin gjetur. Mësohet se ai ishte rrëmbyer nga një 50-vjeçare me iniciale B.M. në Sarandë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion