Studiuesit: Uji në Mars u zhduk 3 miliard vjet më parë

Soft

Studiuesit: Uji në Mars u zhduk 3 miliard vjet më parë

Uji nga planeti Mars u zhduk rreth 3 miliard vjet më parë. Ky është zbulimi i fundit nga Sonda Cuirosity që ndodhet në sipërfaqen e planetit të kuq që prej vitit 2012, me qëllimi eksplorimin e tij.

Kjo sondë jo pa arsye është pozicionuar në kraterin Gale, që sipas studmieve dhe kërkimeve rezulton se një herë mund të ketë qenë i mbuluar nga uji.

Deri më sot mendohej se uji nga planeti Mars u zhduk menjëherë. Ndërkohë që sipas studimit të fundit që bazohet tek vëzhgimi në terren, u deshën miliona vjet, me periudha të altrenuara që uji të zhdukej përfundimisht, duke e lënë Marsin të thatë e të vrazhdë siç e njohim sot.

Në revistën Geology, ku është publikluar studimi, thuhet se përgjatë periudhës gjeologjike të quajtur Esperian, mes 3.7-3 miliard vjet më parë, dhe pas një periudhe ekstremisht të lagësht, planeti i kuq u karakterizua nga alternimi i epokave të thata e të atyre të lagështa, që u përmbyll me avullimin e plotë 3 miliard vjetëve më parë.

Shkencëtarët kanë arritur në këto konkluzione duke analizuar mineralet e gjetura. Zbulimi vjen menjeherë pas arritjes tjetër të fluturimit të parë të dronit Ingenuity, në atmosferën e hollë të Marsit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion