Arsyeja pse Princi Charles dhe William refuzuan të kishin një bisedë private me Harry-n

Bota

Arsyeja pse Princi Charles dhe William refuzuan të kishin një

Princi Harry do kthehet në shtëpinë e tij në SHBA pa biseduar vetëm për vetëm me babanë dhe vëllain e tij, sepse asnjëri nuk i beson aq sa të flasë vetëm me të, thanë burime për Page Six.

Burimet thanë gjithashtu se i vetmi takim mes Harry-t, Princit William dhe babait të tyre, Princit Charles, ishte një "bisedë në ajër" në shtëpinë e Harry-t në Mbretërinë e Bashkuar, Frogmore Cottage, pas varrimit të Princit Philip të shtunën.

Charles dhe William mund të pranonin të flisnin me Harry-n vetëm nëse do të kishte dëshmitarë të bisedës, sepse ata kishin frikë se informacionet mund të transmetoheshin gabim nga kampi i Harry-t, thanë burimet. Kur Charles dhe William kontaktuan Harry-n muajin e kaluar, pas intervistës bombë që ai dhe gruaja Meghan Markle i dhanë Oprah Winfrey-t, lajmi u raportua shpejt nga gazetarja Gayle King - e cila zbuloi se bisedimet nuk ishin “produktive”. 

Biseda e së shtunës nuk rregulloi plotësisht asnjë krisje në familjen e mbretërore.

“Ata po mbrojnë njëri-tjetrin. Askush nuk dëshiron që asgjë private të raportohet tek askush. Askush nuk dëshiron që asgjë të dalë jashtë”, -tha një burim mbretëror. "Dhe askush nuk mund të pretendojë se e di se çfarë u tha të shtunën - ishte thjesht familja e ngushtë pas funeralit."

Harry qëndroi për pak ditë në Mbretërinë e Bashkuar, për të qënë pranë gjyshes së tij, Mbretëreshës Elizabeth, për 95-vjetorin e saj sot, më 21 prill, edhe pse festimet janë anuluar.
Princi Harry dhe vëllai i tij i madh, Princi William, pritet të ribashkohen përsëri për zbulimin e statujës së nënës së tyre të ndjerë, Princeshës Diana, në Pallatin Kensington këtë verë. Statuja do të instalohet në Kopshtin e Pallatit Kensington më 1 korrik 2021, për të shënuar ditëlindjen e 60-të e Dianës./Page Six

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion