Kinemaja shqiptare në zi, shuhet aktori i humorit Todi Llupi! Nga “Dasma e Malos”, te “Pesha e kohës”!

Aktualitet

Kinemaja shqiptare në zi, shuhet aktori i humorit Todi Llupi! Nga

Ai u shua në moshën 78-vjeçare, vetëm  5 muaj pasi kishte festuar ditëlindjen.


Me një karrierë mbi pesë dekada, Todi Llupi la gjurmë të pashlyeshme në skenën shqiptare përmes roleve të tij plot humor, karaktereve autentike dhe interpretimit mjeshtëror të dialektit myzeqar.

Ai u bë pjesë e Estradës së Fierit në vitin 1971 dhe interpretoi gjithashtu në disa filma artistikë, ndërsa publiku do ta kujtojë gjithmonë për rolet që e bënë një ikonë të humorit shqiptar.

Kinemaja shqiptare në zi, shuhet aktori i humorit Todi Llupi! Nga

Llupi mori pjesë në shumë role humoristike në estradë, por edhe komedi në kinema.


Ai mbahet mend për rolin e “Dasmës së Malos”, skeç humoristik i Estradës së Fierit dh për rolin te filmi shqiptar “Pesha e kohës”.

Në vitin 1989 u nderua me titullin “Artist i Merituar”, si vlerësim për kontributin e tij të çmuar në art dhe kulturë.

Kinemaja shqiptare në zi, shuhet aktori i humorit Todi Llupi! Nga

Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për Fierin dhe për mbarë artin shqiptar.

Kush është Todi Llupi, jeta dhe karriera

Todi Llupi është një aktor shqiptar. Lindi në Fier më 1 mars 1948, ka marë pjesë në filmat “Ardhur nga ëndrrat”, “Pesha e kohës”, “Amnistia” dhe “Para perëndimit të diellit”.

Që nga viti 1971 punon si aktor profesionist në Estradën e Fierit, ku ka realizuar shumë role në komedi të plota apo me një akt, ne skeçe, parodi, kuplete, monologe, pantomime, dialoge, etj.

Aktrimi i tij spikat për ngjyrat popullore, përdorimin e dialektit dhe zhargonit të Shqipërisë së Mesme, Fierit, për tipat dhe karakteret që vijnë nga shtresat kryesisht fshatare e të ulëta.

Është një nga kupletistët dhe parodistët e hijshëm të Estradës, me një zë të bukur, tenor, timber tey forte e të pastër.

Todi është bërë i njohur posaçërisht në një nga interpretimet e tij me të spikatura, atë në parodinë “Do martojmë Malon” (1982). Në vitin 1989, Todi Llupi merr titullin “Artist i merituar”.

ME TE LEXUARAT