"Është e imja", njihuni me 3 shenjat më posesive dhe xheloze të horoskopit

Soft

"Është e imja", njihuni me 3 shenjat më posesive dhe

Personat posesivë e kanë të vështirë të ndajnë sendet e tyre, por edhe ndjenjat me të tjerët. Në fakt, ata të mendojnë se personi tjetër u përket dhe përpiqen ta kontrollojnë atë vazhdimisht.

Sipas astrologjisë, shenjat e mëposhtme konsiderohen më posesive dhe e kanë të vështirë të mos ushtrojnë kontroll mbi partnerin e tyre.

Dashi

Kur Dashi dashurohet, i ka sytë vetëm për partnerin dhe kërkon të njëjtën gjë prej tij. Ai bëhet tepër posesiv dhe xheloz kur kupton se nuk ka vëmendjen e plotë të partnerit.

Demi

Posesiviteti i personave që i përkasin kësaj shenje vjen nga nevoja e tyre për siguri. Fraza "e imja" i karakterizon, prandaj dhe e përdorin shumë shpesh, që në moshë të vogël. Ata mendojnë se të tjerët i përkasin. Xhelozia e kombinuar me posesivitetin e tyre mund t’i bëjë të padurueshëm dhe shumë të vështirë në marrëdhënien e tyre në çift.

Akrepi

Persona që i përkasin shenjës së akrepit, kanë  frikë tradhtinë dhe braktisjen, prandaj dëshirojnë të kenë kontroll mbi partnerin e tyre. Është paradoksale, pasi akrepat janë gjithmonë  në kërkim të personave të pavarur, por çuditërisht kur janë në një marrëdhënie përpiqen të kufizojnë dhe të kontrollojnë partnerin./marieclaire.gr

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion