Mbi 50 mijë pemë të prera për vilën luksoze të Erdoganit, fotot e pallatit veror me 300 dhoma

Reagime të shumta kanë shkaktuar fotografitë nga pallati veror i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Marmara, në një kohë kur vendi po kalon krizë ekonomike.

Sipas medieve turke, mësohet se pallati ka sipërfaqe 85.000 metra katrorë dhe përbëhet nga 300 dhoma në total, me pishinë dhe plazh privat.

Ndërtimi i pallatit ka përfunduar në vitin 2019 dhe sipas gazetës "Sozcu" godina është pajisur me dhoma për takime politike, nëse ndodh diçka urgjente dhe Erdogan nuk ka luksin e kohës për tu zhvendosur në Ankara.
Projektin madhështor është kritikuar nga opozita dhe organizatat mjedisore, jo vetëm për koston e lartë të pallatit rreth 85.6 miliardë dollarë, por për shkatërrimin e mjedisit, pasi rreth u prenë rreth 50,000 pemë për të një rrugë prej 17 kilometrash, e cila të çon te vila luksoze e Erdoganit.
Erdoğan'ın 640 milyon TL maliyetle Marmaris'e yaptırdığı 'Yazlık Saray'ının fotoğrafları ilk kez ortaya çıktı. Fotoğrafları Saray'ın mimarı paylaştı.
— Aykırı (@aykiricomtr) July 5, 2021
İşte Erdoğan'ın 'Yazlık Saray'ı: pic.twitter.com/VYdB97OhaD

Mësohet se arkitekti i pallatit është Şefik Birkiye, i cili publikoi në Tëitter pamje nga pallati i presidentit turk.


