Emri/ Grushte e shqelma në qendrën e votimit në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit, arrestohet 26-vjeçari

Aktualitet

Emri/ Grushte e shqelma në qendrën e votimit në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi ka marrë pjesë në një sherr masiv të regjistruar në një nga qendrat e numërimit gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

Uniformat blu të kryeqytetit bëjnë me dije se është arrestuar A. S.(Z)., 26 vjeç. Ky i fundit ka marrë pjesë në sherrin e ndodhur ndjesa akuzohet për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje”.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin A. S.(Z)., 26 vjeç, për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Ky shtetas dyshohet se ka qenë i përfshirë në ngjarjen e datës 26.04.2021, në një qendër për numërimin e votave, ku ka ndodhur një konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave,” thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e 26 prillit në qendrën e votimit tek shkolla ‘1 Maj’, në kryeqytet. Vëhduesit dhe anëtarë të grupeve të numërimit të partive politike u përfshinë një një sherr masiv.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion