Politikania kapet mat nga burri duke e tradhtuar me murgun e abortuar 24-vjeçar

Soft

Politikania kapet mat nga burri duke e tradhtuar me murgun e abortuar

Një politikane tajlandeze është në qendër të një skandali pas publikimit të një videoje nga ana e bashkëshortit të saj.

45-vjeçarja Prapaporn Choeiwadkoh, e cila i përket Partisë Demokratike, kapet mat në shtrat me një murg budist 24-vjeçar që çifti adoptoi vitin e kaluar.

Sipas Daily Mail, e cila publikon videon në fjalë, bashkëshorti 64-vjeçar dyshoi se diçka nuk shkonte kur gruaja e tij nuk e ngriti telefonin.

Ai vendosi të udhëtonte 5.5 orë për t’u kthyer papritur në shtëpinë e familjes në Sukhothai nga Bangkok.

Pasi ka hyrë në shtëpi është drejtuar në dhomën e gjumit me celular në dorë, gati për të regjistruar provat e tradhtisë. Pamja që pa, e tronditi atë më shumë sesa priste.

Ai kapi mat gruan e tij të zhveshur bashkë me djalin që ata kishin adoptuar vitin e kaluar, me nxitjen e 45-vjeçares e cila thuhet se kishte ndjerë keqardhje për të riun.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion