Po e teproni me kafenë nëse trupi juaj po ju dërgon këto sinjale

Soft

Po e teproni me kafenë nëse trupi juaj po ju dërgon këto

Kafeja ju sjell shumë shumë probleme dhe trupi juaj me disa shenja ju lajmëron se duhet të ndaloni. Por cilat janë këto shenja?

Keni një problem me stomakun tuaj; Kafeja në të vërtetë ka një efekt pastrues. Ajo lëshon një hormon që e bën stomakun tuaj të shpejtojë aktivitetin në zorrë të trashë. Pirja e shumë kafeve mund t’ju bëjë të shkoni në tualet më shpesh dhe mund të keni edhe diarre.

Mund të vuani nga ankthi; Kafeina rrit gatishmërinë duke bllokuar adenozinën që ju bën të lodhur. Por nëse merrni doza të mëdha prej saj çdo ditë, mund të çojë në ankth dhe nervozizëm. Kafeja është një shkak për lëshimin e adrenalinës që mund të ndikojë në sjelljen tuaj. Nëse vini re se jeni nervozuar, është mirë të përpiqeni të kontrolloni konsumimin e kafeinës.

Pagjumësia; Kafeina ju bën të qëndroni zgjuar, por në të njëjtën kohë, ajo mund të ndikojë në gjumin tuaj. Studiuesit kanë treguar që një konsum i lartë i kafesë mund të rrisë sasinë e kohës që ju nevojitet për të fjetur. Ju me pak fjalë, flini më pak dhe lodheni më shumë gjatë ditës.

Keni rrahje të shpejta të zemrës dhe lodheni menjëherë; Efekti i shpejtë i rrahjeve të zemrës nuk shfaqet tek të gjithë, por është akoma mjaft i zakonshëm. Është vërtetuar tek të rinjtë, të cilët kishin doza të larta kafeje, se kafeina mund të rrisë pulsin tuaj. Pirja e kafesë nuk rekomandohet për ata persona që kanë probleme me presionin e gjakut dhe me zemrën e tyre.

ME TE LEXUARAT