Del nga rruga makina dhe përfundon në lumin Osum, plagoset rëndë drejtuesja e makinës

Aktualitet

Del nga rruga makina dhe përfundon në lumin Osum, plagoset

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin nacional Berat-Skrapar, në fshatin Vërtop, ku një makinë ka dalë nga rrugë dhe ka përfunduar në zhavorrin e lumit Osum. Si pasojë, shoferja e mjetit është plagosur rëndë, ndërkohë që pasagjeri që udhëtonte me të nuk ka pësuar lëndime.

Bëhet me dije shoferja është shtetasja Anxhela Ibra 28-vjeçe. Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forca të ushtrisë dhe policisë,të cilët kanë nxjerrë nga makina 28-vjeçaren. E plagosura është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal të Beratit ku, pasi ka marrë mjekimin e parë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë,që dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion