Aksident i rëndë në Berat, makina bie nga ura në lumin Osum, plagoset rëndë shoferja 28-vjeçare

Aktualitet

Aksident i rëndë në Berat, makina bie nga ura në lumin Osum,

Një aksident është regjistruar në aksin nacional Berat-Skrapar, në fshatin Vërtop.

Mjeti tip Audi,ms targa AA 723 LK, që drejtohej nga një 28-vjeçare është rrëzuar nga ”Ura e Vërtopi”t dhe ka përfunduar disa metra poshtë në zhavorrin e lumit Osum edhe pse nuk ka pasur prurje.

Si pasojë e rrëzimit drejtuesja e mjetit Anxhela Ibra 28-vjeçe,është plagosur rëndë, ndërkohë që pasagjeri që udhëtonte me të nuk ka pësuar lëndime.

Pas njoftimit të bërë nga një roje i një fabrike aty pranë që pa gjithë skenën. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të ushtrisë dhe policisë,të cilët kanë nxjerrë nga makina 28-vjeçaren.

E plagosura është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal të Beratit ku, pasi ka marrë mjekimin e parë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë, që dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion