Pa filtra, Kylie Jenner nuk e ka problem, tregon aknet dhe puçrrat në fytyrë
Lajmifundit
/
29 March 2021, 11:31
Showbiz

Blogerja më e pasur në botë, Kylie Jenner ka habitur fansat e saj një ditë më parë, duke publikuar fytyrën e saj me make-up, por pa filtër.

Kylie ka treguar se dhe ajo ka probleme në fytyrë, akne dhe puçrra, duke mos e patur problem për ta ndarë me ndjekësit e saj.
Ajo sigurisht vazhdon të jetë e bukur, por ky postim i dha një mesazh të gjithë fansave të saj. “Nganjëherë duhet thjesht ta largoni filtrin”, ka shkruar 23-vjeçarja.

Kylie Jenner është më e pasura nga motrat e saj, pasi ka lancuar linjën kozmetike të fytyrës, duke u bërë një nga brandet më të shitura në botë.


