Ndërroi jetë mes flakëve pasi shpëtoi punonjësit e tjerë, Arjan Sala shpallet “Dëshmor i Atdheut”
Lajmifundit
/
29 March 2021, 11:23
Aktualitet

Arjan Sala është shpallur sot ‘Dëshmor i Atdheut’. Titulli për 33-vjeçarin është dhënë nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Kujtojmë se i riu, shef i sigurisë në një qendër tregtare, hyri në magazinën ku ra zjarri dhe pasi shpëtoi 25 persona, u bllokua mes flakëve dhe humbi jetën.
Trupi i tij u gjet pas 60 orë kërkimesh në katin minus 1 të kësaj godine, në një dhomë të vogël.


