E mbajti të fshehur për muaj, këngëtari Jason Derulo baba për herë të parë
Lajmifundit
/
29 March 2021, 11:05
Showbiz

Këngëtari Jason Derulo pritet të bëhet baba për herë të parë. Pas muajsh heshtje, Jason bashkë me të dashurën e tij, Jena Frumes, kanë njoftuar ndjekësit e tyre në Instagram se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Vetë Jason Derulo, publikoi një video me të dashurën e tij teksa të dy ecnin përgjatë plazhit gjatë perëndimit të diellit. Aty duket që këngëtari puthi barkun e mamasë së fëmijës së tij të ardhshëm.

“Nuk mund të isha më i ngazëllyer për këtë kapitull të ri në jetën tonë @jenafrumes,” shkroi Jason në një video.


