Origjina e mistershme e Big Brother, si filloi gjithçka dhe pse lidhet me pushtetin?!

Soft

Origjina e mistershme e Big Brother, si filloi gjithçka dhe pse lidhet me

Në ditët e sotme është një fenomen i jashtëzakonshëm, por Big Brother fsheh një origjinë të mistershme. Spektakli Big Brother u krijua për herë të parë në vitin 1997 në Holandë nga producenti John de Mol, me programin që u transmetua për herë të parë në vitin 1999.

Por, nga erdhi inspirimi dhe cili është misteri që fsheh ky emërtim?

Emri i këtij spektakli është frymëzuar nga vepra klasike e George Orwell “1984”. Një trillim distopian që flet për regjimin totalitar të Oqeanisë, i sunduar nga figura enigmatike “Big Brother”.

Në këtë libër koncepti i Big Brother shërben si simbol i shtetit autoritar, ku qeveria ushtron kontroll mbi çdo aspekt të jetës së qytetarëve, duke përfshirë mendimet dhe bindjet e tyre.Aty, shteti përdor teknologji të avancuar për të monitoruar sjelljen e njerëzve, nëpërmjet teleekranëve, mikrofonave të fshehur dhe spiunëve.

Për ju që keni dëgjuar shprehjen “Vëllai i Madh po ju vëzhgon”, duhet ta dini se rrjedh nga ky libër, një shprehje e cila është e ngjitur në posterë të këtij shteti totalitar imagjinar, duke u kujtuar qytetarëve se veprimet dhe fjalët e tyre po vëzhgohen.Prezenca e një Big Brother shërben për të futur frikën dhe për të shtypur jetën njerëzore.

Ky koncept i vëzhgimit të vazhdueshëm ndikoi shumë në idenë e reality shout, pra vendosjes së garuesve nën mbikëqyrje në 24/7, si pjesë e një eksperimenti social por edhe të realizmit të një spektakli televiziv./ insjanderi

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion