Nëse sapo keni nisur një lidhje dashurie, ja temat që kurrësesi nuk duhet të diskutoni me partnerin

Soft

Nëse sapo keni nisur një lidhje dashurie, ja temat që

Kur nisni një lidhje me dikë, ju duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm. Sigurisht duhet të jeni vetvetja, por për disa gjëra duhet të stepeni, pasi kërkojnë kohën e vet. Ekspertët kanë treguar se janë disa tema që në fillimet e lidhjes nuk duhen përmendur kurrë.

Temat që lidhen me të kaluarën e partnerit; Arsyeja është se ne kemi një zakon të formojmë një opinion për personin me të cilin takohemi në bazë të informacionit të marrë, i cili nuk është e thënë të përkojë me thelbin e tij.

Temat rreth martesës; Para se të filloni këtë temë, duhet ta njihni mjaft mirë njëri-tjetrin, të kaloni kohë të mjaftueshme së bashku, si dhe të kaloni nëpër situata të caktuara.

Temat rreth jetesës së përbashkët; Ngjashëm me një fejesë, kjo temë nuk duhet të merret parasysh nëse çifti nuk ka kaluar kohë të mjaftueshme gjatë vitit të caktuar së bashku, dhe nëse ka ende gjëra të panjohura ndërmjet tyre.

Temat mbi situatat familjare; Ju nuk duhet tua zbuloni gjërat për familjen tuaj të gjithëve kur i hasni ato. Nëse nuk jeni të sigurt nëse marrëdhënia juaj do të zgjasë, temat e rëndësishme dhe të ndjeshme në lidhje me familjen tuaj duhet të shmangen./Telegrafi

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion