Protestë pro talebanëve, studentet afgane: Jemi të lumtura me muxhahedinët

Bota

Protestë pro talebanëve, studentet afgane: Jemi të lumtura me

Rreth 300 studente dhe vajza të reja të Kabulit protestuan të shtunën në favor të Talibanit, duke u distancuar nga gratë e emancipuara afgane të cilat, sipas tyre, e braktisën Afganistanin. Roli i grave në shoqëri ka pësuar goditje me ardhjen e fundamentalistëve të vjetër në pushtet.

Gratë afgane kishin paralajmëruar se ato i priste një e ardhme e errët nëse Talibani do të vinte në pushtet, dhe po aq të errëta qenë rrobat që veshën gati 300 vajza e gra, të cilat përqafuan regjimin e ri islamik, ultrakonservator. Studentet e mbuluara me të zeza kokë-e-këmbë marshuan të shtunën në Kabul me parulla pro Talibanit.

"Gratë që e braktisën Afganistanin nuk na përfaqësojnë neve", "Këtu do ndërtojmë atdheun tonë", "Jemi të lumtura me muxhahedinët" ishin disa nga mesazhet që vajza e gra mbanin me duart e mbuluara teksa shoqëroheshin nga talibanë të armatosur.

Protestë pro talebanëve, studentet afgane: Jemi të lumtura me

Pushtetarët e rinj thonë se do të tregohen më pak ekstremë me qëndrimet kundrejt grave sesa kur e udhëhiqnin vendin në vitet 1996-2001. Këtë radhë ato do të lejohen të arsimohen, por në klasa të ndara nga meshkujt dhe të punojnë nëse lloji i punës përshtatet me parimet e Islamit.

Gratë e emancipuara afgane protestuan këtë javë për të drejtën edhe të përfaqësimit në politikë e qeveri, por një zëdhënës i Talibanit tha se, sipas tij, gratë nuk mund të jenë ministre.

"Është si t'i vendosësh atyre në qafë diçka që nuk e mbajnë dot. Gratë nuk kanë nevojë që të jenë në qeveri. Ato duhet të lindin fëmijë. Janë gjysma e shoqërisë është i gabuar koncepti i gjysmës sepse mund t'i futësh në kabinet dhe të mos kenë asnjë rol, t'u dhunosh atyre të drejtat dhe a nuk pati vetëm prostitucion në zyrat e qeverisë kukull të SHBA-së 20 vitet e shkuara."

Talibani i ka ndaluar tubimet kundër qeverisë së re ndërsa Kombet e Bashkuara denoncuan të premten faktin se protestuesit paqësorë ndeshën këto javë plumba e dhunë, madje disa mbetën viktima të luftëtarëve talibanë./oraneës

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion