Në çantën e pazarit nuk duhet të mungojnë kurrë bajamet, ja avantazhet e saj

Soft

Në çantën e pazarit nuk duhet të mungojnë kurrë

Konsumimi i bajameve është ilaçi më i mirë për trupin tuaj. Mjekët kanë shpjeguar se bajamet çdo ditë rregullojnë nivelet e kolesterolit të mirë që ka lidhje direkte me shëndetin kardiovaskular. Por, përpos kësaj, bajamet, sipas një studimi të fundit, fuqizojnë largimin e kolesterolit të keq nga mëlçia.

Studime të mëparshme kanë konfirmuar se ky arror ka aftësinë të ulë nivelet e kolesterolit të keq. Ky kolesterol shton rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare. Përgjatë një periudhe prej 6 javësh, shkencëtarët e studimit mbajtën nën vëzhgim dy grupe pacientësh me një nivel të lartë të kolesterolit të keq.

Në grupin e parë të studimit u konsumuan 43 gramë bajame në ditë, ndërsa i dyti konsumoi një ëmbëlsirë me banana. Në fund të periudhës së studimit, shkencëtarët matën nivelet e kolesterolit të mirë tek secili prej pjesëmarrësve në studim. Studimi nxorri në pah që pjesëmarrësit që kishin konsumuar bajame përjetuan një rritje prej 19 përqind të kolesterolit të mirë.

Pjesëmarrësit me një peshë normale përjetuan aftësi të shtuara të organizmit për të transportuar kolesterolin e tepërt në mëlçi me 6.4 përqind. Bajamet janë të pasura me magnez dhe kalium që luftojnë kontraktimet dhe tepricën e lëngjeve. Ato janë të shëndetshme dhe të pasura me fibër dhe proteinë.

ME TE LEXUARAT