Vera është një hap larg, konsumoni këto ushqime për të parandaluar celulitin

Soft

Vera është një hap larg, konsumoni këto ushqime për

Të luftosh me celulitin nuk është aspak e lehtë, aq më pak kur vera është shumë pranë. Ndonjëherë fajtor nuk është ushqimi, por sipas mjekëve, mund të jetë stresi, kafeja, kripa, alkoli, mund të jetë trashëgimi, etj.

Por, si mund ta luftojmë? Konsumoni sa më shumë ujë, pasi me anë të ujit (urinës) largohen lëngjet e mbetura në inde. Sipas sugjerimit, duhet të konsumojmë 1 litër deri në 2 litra ujë. Sasia rritet në verë ose nëse ushtroni aktivitet fizik.

Duhet të konsumoni sa më shumë perime, pasi janë me pak kalori. Të këshillueshme janë perimet e sezonit.

Konsumoni sa më shumë kajsi, pasi janë të pasura me kalium dhe sipas mjekëve, e luftojnë më së miri celulitin. Patate dhe thjerrëzat, qepët dhe bizelet gjithashtu.  Nëse ushtrimet nuk janë diçka që ju e preferoni, mbani shpresat tek këto metoda.

 

ME TE LEXUARAT