Kur merr fund Covid?/ Brataj jep lajmin e mirë: Do kemi të vaksinuar të gjithë popullsinë brenda…

Aktualitet

Kur merr fund Covid?/ Brataj jep lajmin e mirë: Do kemi të vaksinuar

Emisioni Breaking në Top News trajtoi ditën së sotme situatën e procesit të vaksinimit, ku i ftuar ishte Skënder Brataj, Shefi i Urgjencave Kombëtare dhe anëtari i Komitetit të Ekspertëve.

“Pranvera e ardhshme do jetë fundi i Covid, jam optimist se në fund të këtij viti do të kemi një numër të lartë të të vaksinuarve, në pranverën e ardhshme ne do kemi të vaksinuar të gjithë popullsinë”, tha Brataj.

Sa i përket çështjes së mungesës së vaksinave kineze gjatë këtyre ditëve Brataj tha se “për radhët e gjata e krijuara pasi mungojnë dozat e dyta Sinovac, personat duhet të bisedojnë me mjekët e familjes në mënyrë që ti shmangin ato”.

“Virusi ekziston akoma, lirimi i masave do hiqen në mënyrë graduale, duam të kapim shifrën e 1 milion vaksinave.  Me ecjen përpara të vaksinimit do merremi dhe me heqjen e masave në mënyrë graduale. Ka një ulje të telefonatave nga 12 mije telefonata më parë kemi rënë në 2 mijë telefonata. Për pensionistët vonesat e marrjes së dozës së dytë nuk ka problem sepse përgjigja imunitare me ata mosha është më i ngadaltë. Jam optimist se në fund të këtij viti do të kemi një numër të lartë të të vaksinuarve, në pranverën e ardhshme ne do kemi të vaksinuar të gjithë popullsinë. Pranvera e ardhshme do jetë fundi i Covid“, tha Brataj./ Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion