Mos i hidhni, zbuloni vetitë ‘çudibërëse’ të farave të shalqirit

Soft

Mos i hidhni, zbuloni vetitë ‘çudibërëse’
Jemi në sezonin e shalqirit dhe nëse jemi duke e konsumuar, farat e tij mos i hidhni.

Në mënyrë që të përdoren të gjitha vetitë shëruese, farat e shalqirit duhet të gatuhen, bluhen ose piqen.

Fibër diete

Farat e shalqirit përmbajnë fibra dietike të nevojshme për funksionimin normal të aparatit tretës, ndihmojnë në rast të parazitëve të zorrëve, si dhe në trajtimin e pacientëve me verdhëz dhe pezmatim në trup.

Ato përmbajnë substancën citrulinë, e cila vepron si një antioksidues, përshpejton zgjerimin e enëve të gjakut dhe ka një efekt të dobishëm në rastin e arterosklerozës, hipertensionit, angina pectoris dhe mosfunksionimit erektil te meshkuj.

Po ashtu, ato forcojnë zemrën, të gjithë muskujt në trup dhe përdorimi i këtyre farave në formën e çajit apo ‘snacks’, rekomandohet për forcimin e kujtesës dhe përqendrimit, bukurinë e lëkurës, si dhe janë një mjet i shkëlqyeshëm për forcimin e epshit dhe potencës te burrat.

Pastrimi i veshkave

Çaji i farave të shalqirit është një ilaç për heqjen e gurëve dhe rërës nga veshkat, pastron fshikëzën dhe traktin urinar, dhe rekomandohet si një mjet efektiv për trajtimin e diabetit të tipit 2.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion