Dita e fundit në Kuvend, deputetja e "gafave” me gjysmë zëri: Do të mbahem mend, kam punuar shumë

Politikë

Dita e fundit në Kuvend, deputetja e "gafave” me gjysmë

Kjo është dita e fundit në Kuvend si deputete për shumë përfaqësues të futur pas djegies së mandateve nga opozita.

Mes tyre është edhe Majlinda Halilaj, e cilla mbahet mend për “gafat” në fjalimet e saj të famshme në foltoren e Kuvendit, ku një prej tyre ka qenë dhe fjala “kërpëratat”.

Në një prononcim për gazetarët sot jashtë ambienteve të Kuvendit, Halilaj u shpreh se do të mbahet mend se ka punuar shumë dhe se ka përmbushur misionin e saj.

Gazetari: Ju vjen keq që nuk do jeni më në Parlament?

Halilaj: Jo nuk më vjen keq.

Gazetari: E keni përmbushur misionin tuaj?

Halilaj: E kemi përmbushur.

Gazetari: Për çfarë do mbaheni mend?

Halilaj: Besoj se kam punuar shumë

Gazetari: Kush është ligji më i rëndësishëm që keni votuar?

Halilaj: Ato që duheshin votuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion