Policia gjen të vdekur në banesë çiftin e bashkëshortëve në Greqi, dyshohet se janë shqiptarë

Bota

Policia gjen të vdekur në banesë çiftin e

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Kalithea të Greqisë, ku banorët e zonës ‘Agioi Panton’ telefonuan policinë, pasi aty ku ato banonin po ndihej një aromë e keqe, si diçka e ngordhur.

Kur autoritetet shkuan në banesë, konstatuan një çift bashkëshortësh të pajetë. Burri ishte rreth 70 vjeç ndërsa gruaja rreth 60, por trupat e tyre ishin në dekompozim e sipër, pasi kishin pak kohë që kishin humbur jetën.

Sipas mediave greke, policia nuk ka gjetur shenja të dhunës në banesë, por një ekzaminim mjeko-ligjor dhe nga hetuesia pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen. Oficerët e policisë nga Departamenti i Krimeve kundër Jetës janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime.

Çifti i bashkëshortëve, identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije, dyshohet se janë me origjinë nga Shqipëria.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion