Mimika e tij i ka dhuruar 58 milionë ndjekës dhe shumë para, njihuni me djalin që po bën namin në Tik- Tok

Njihuni me Khaby Lame, tik- tokeri më i famshëm për momentin. Djali me origjinë nga Senegali ka plot 58,9 milionë ndjekës në Tik- Tok, vetëm prej mimikës së tij. Ai publikon video të njerzve të tjerë dhe reagon. Kaq mjafton që ai të marrë miliona klikime.
Ai nuk thotë asnjë fjalë, as nuk qesh, as nuk qan. Vetëm lëviz fytyrë dhe gjykon me anë të saj. Në një nga videot e tij më të shikuara, 21-vjeçari tallet me dikë që ka gjetur mënyrën për të ndarë picën me ndarësen plastike në qendër të picës. Khaby e ndan picën fare thjesht me dorë dhe tregon se nuk është nevoja për zgjidhje të tjera në të tillë situatë.


