Ish- shefi i SHIK: Njerëz brënda PD-së nxorën në pritë Azem Hajdarin

Aktualitet

Ish- shefi i SHIK: Njerëz brënda PD-së nxorën në

Muajt e fundit të Presidencës, Berisha kishte krijuar një konflikt të hapur me familjen Haklaj nga Tropoja, me të cilën dikur kishte pasur dikur miqësi. Përplasjet e krijuara nga politika mes fiseve i kushtuan Tropojës mbi 150 viktima.

“Bilanci i viktimave në fmailjen dhe fisin tonë është 14 persona. Përgjegjësi kryesor i gjithë viktimave është Sali Berisha dhe vetëm Sali Berisha” u shpreh Zylfije Haklaj, Motra e Haklajve.

Mes viktimave në serialin e Tropojës ishte edhe lideri i lëvizjes së dhjetorit, deputeti Azem Hajdari. Ai do të ekzekutohej nga Fatmir Haklaj pranë selisë së Partisë Demokratike në 12 Shtator të vitit 1998. Dyshimet ishin të mëdha se ai u nxorr në pritë nga brenda selisë blu. “Asnjë lidhje ska pas Izet Haxhia, as vëllezërit Haxhia, asnjë person, lidhjen e ka pas Azemi që shkoi te makina, Saliu që është personi kryesor e ka detyruar të dalë te Fatmir Haklaj” u shpreh Zylfije Haklaj, Motra e Haklajve.

“Nuk i tha vetë Berisha, por i tha Genc Pollo. Dil se janë miqtë e tu. Meqë Azemi mbahej si pjesa e ashpër e partisë demokratike dhe i takonte atij të merrej me këtë problem. Ata kishin 4 orë që prisnin në makinë, i dinin shumë mirë se kush ishin. Nuk mund të rrinin 4 orë dy makina para PD, ndërkohë që rreth e rrotull kishte vetëm njerëz të pd. Faji kryesor i Azemit ishte se e kundërshtonte Berishën” u shpreh Fatos Klosi, Ish-shef i SHIK-ut
Ceremonia mortore e Azem Hajdarit në 14 Shtator të vitit 1998, u kthye në një grusht shteti. Kur kortezhi me trupin e pajetë të Hajdarit iu afrua Kryeminsitrisë, nga turma nisën të shtënat me kallashnikovë drejt selisë qeveritare. Militantët bastisën Kryeministrinë, dikasteret në bulevard dhe Radiotelevizonin Publik. Nga garda u grabit edhe një tank që shoqëronte grupin e armatosur. Lideri demokrat Berisha ndiqte gjithcka nga selia blu.

Edhe njëherë, Berisha u gjend përballë kontestimit të fortë ndëkombëtar. Kancelaritë perëndimore e bënë të qartë se nuk do të njihnin asnjë pushtet të dalë nga dhuna. Pasdite, ata që u derdhën me armë duke pushtuar institucionet u tërhoqën shumë shpejt pas mesazheve ndërkombëtare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion