Barcelona, Real Madrid dhe Juventus ende në rrezik, ja çfarë deklaron UEFA

Sport

Barcelona, Real Madrid dhe Juventus ende në rrezik, ja çfarë

Rebelët Barcelona, Real Madrid dhe Juventus janë ende në rrezik, nga UEFA, lidhur me votën e tyre për krijimin e Super Ligës. Mësohet se UEFA vazhdon të mos tolerojë dhe pas dy javë analizash juridike dhe ekonomike, inspektorët e organit më të rëndësishëm të futbollit europian vendosën të hapin një hetim zyrtar mbi ekipe te njohura, me akuzën e një tejkalimi të mundshëm të normave.

Hetimi konkretizon paralajmërimin në këtë sens të presidentit Alexander Ceferin, i cili kishte nënkuptuar që një distancim i zgjatur midis UEFA dhe këtyre ekipeve mund të çonte edhe në përjashtimin e tyre nga garat europiane.

Kujtojmë se “lufta” nisi në prill, ku 12 nga ekipet më të rëndësishme europiane vendosën të krijojnë një kampionat paralel me ftesa, ku përfitimet ekonomike për pjesëmarrësit ishin disa herë më të mëdha se ato që ofronte UEFA. Pjesa tjetër e skuadrave u shkëput, përveç tre skuadrave rebele.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion