Ky është fjalëkalimi më i zakonshëm i vitit dhe më i pasigurti

Edhe këtë vit, përdoruesit e internetit kanë zgjedhur… rrugën më të lehtë. Sipas të dhënave më të fundit mbi sigurinë kibernetike, “123456” është shpallur sërish fjalëkalimi më i përdorur në botë, duke ruajtur fronin për disa vite me radhë.
Lista e 10 fjalëkalimeve më të zakonshme përfshin kombinime tepër të thjeshta, të cilat mund të thyhen brenda pak sekondash nga hakerët. Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i fjalëkalimeve të dobëta i ekspozon llogaritë personale, rrjetet sociale, email-et dhe të dhënat bankare ndaj rrezikut serioz.
“Një fjalëkalim i dobët është si të lësh derën e shtëpisë hapur”, theksojnë specialistët e sigurisë digjitale, duke këshilluar përdorimin e kombinimeve më të forta, me shkronja, numra dhe simbole, si edhe aktivizimin e verifikimit me dy hapa.
Nëse fjalëkalimi yt është ende “123456", ndoshta është momenti ta ndryshosh


