Kapi mesazhet e burrit me kolegen, 57-vjeçarja: Më tha se është i varur nga pornografia, nuk ka interes për të

Soft

Kapi mesazhet e burrit me kolegen, 57-vjeçarja: Më tha se

Psikologia “Diedre” në The Sun, ka treguar së fundmi rrëfimin e një gruaje 57-vjeçe, e cila ka treguar se burri i saj e tradhton. Ajo shkruan:

E dashur Diedre, bashkëshorti im, 59-vjeç duket se më ka tradhtuar. Kemi 30 vite bashkë. Ai punon në një kompani eventesh dhe duket se më tradhton me kolegen e punës. Të dy ata punojnë në ambiente jashtë pune dhe për këtë jam falenderuese, sepse nuk dua ta mendoj nëse qëndrojnë bashkë në një zyrë.

Dyshimet më nisën kur mora telefonin e burrit për të marrë numrin e një shoku të familjes, kur pashë numrin e saj. Kështu hapa bisedën me të dhe çtë shihja. E kishte nisur ajo me tekste flirtuese dhe bashëshorti im që tregonte interes të hapur.

Duke mos mjaftuar mesazhet, ajo i kishte dërguar foto, një topless e më pas një lakuriq. Ai gjithashtu i kishte dërguar foto dhe video pornografike. Për dy javë nuk tregova gjë, më pas ai e mori vesh që unë e dija. Ai më thotë se nuk ka interes për të dhe se gjithë këtë e bën sepse është i varur nga pornografia. Nuk e besoj dot më.

Psikologia i përgjigjet: Tradhtia e shkatërron besimin në një marrëdhënie dhe është shumë e vështirë ta rikthesh. Nuk mund ta hidhni pas krahëve këtë ngjarje dhe të bëni sikur gjërat janë mirë.

Thuajini atij se ke kohë për të kaluar me të, që të kuptoni sa i sinqertë është me ty.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion