Mbappe në Spanjë, Benzema: Jam i sigurt që do luajë një ditë në Madrid, e ka ëndërr

Kylian Mbappe nuk do shkojë në Spanjë dhe kjo është e vendosur, pasi PSG refuzoi edhe ofertën 200 milionë euro. Francezët thanë se 23-vjeçari është i çmuar për ata, duke lënë të kuptohet se nuk do e shesin, edhe nëse oferta do jetë shumë e lartë.
Ndërkohë, për këtë ëndërr të Kylian Mbappe, ka folur Karim Benzema, shoku i tij në kombëtare por edhe jashtë futbollit.
“Unë dhe Mbappe e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë, brenda dhe jashtë fushës, dhe është e qartë se do të doja që ai të ishte me mua në Real Madrid, klubi më i mirë në botë, por ju duhet ta respektoni klubin e tij. Jam i sigurt se një ditë ai do të luajë për Madridin. Ai e ka ëndërr që të luajë në Madrid, dhe nëse do ishte në dorën time, ai do ishte këtu me mua sot”, tha ai.
Por duket se kjo ëndërr nuk do realizohet, ndonëse PSG rrezikon që ta humbasë Mbappen në sezonin e ardhshëm, pasi atij i përfundon kontrata dhe mund të largohet me parametra zero.


