Rama e riktheu në post në PS, reagon Ditmir Bushati: Shpresoj të zgjidhem anëtar Kryesie

Politikë

Rama e riktheu në post në PS, reagon Ditmir Bushati: Shpresoj të

TIRANË
Ditmir Bushati flet për herë të parë për media pas emërimit nga kryeministri Edi Rama si anëtar i grupit të punës për ngritjen e Akademisë Politike të PS, ndërsa është edhe kandidat për anëtar të Kryesisë së partisë.

Duke folur për media, Bushati theksoi se shpreson që të zgjidhet anëtar Kryesie për të vijuar kontributin në PS.

“Ju falënderoj për interesin që keni, për Asamblenë e PS. Unë kam bërë votimin si gjithë anëtarët e tjerë të Asamblesë. Shpresoj të zgjidhem dhe të vazhdoj kontributin tim për PS. Kam përshtypjen që në fjalën e tij, kryetari i PS e theksoi se ka vend për të përmirësuar gjithë hapësirën e debatit politik. Përmirësimi i hapësirës së debatit politik jam i bindur që do të fillojë nga PS”, tha Bushati.

Kujtojmë se Ditmir Bushati ka pasur disa përplasje të forta me kryeministrin Edi Rama, ku ky i fundit nuk e përfshiu në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion